Rikthehet lëvizja pa kontrolle midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 1 nëntor dhe zgjat deri në fund të muajit shkurt.
Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të Kosovës nuk i nënshtrohen kontrolleve. Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha që vlejnë për kalim pa kontrolle përkatësisht nga 1 Maji deri më 30 Shtator si dhe duke nisur nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt. Në total qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontrolle për një periudhë 9 mujore.