Bardhezinjtë me sa duket kanë marrë një ekspert të futbollit Italian siç konsiderohet Luciano Spalletti. Ai u emërua ditën e enjte dhe në këtë fundjavë, pikërisht dje, në ndeshjen e tij debutuese në stolin e “Zonjës së Vjetër”, arriti të marrë edhe 3 pikët e para pas fitores 2-1 përballë Cremoneses.

Gjithësesi kontrata e tij që ka firmosur me bardhezinjtë është deri në fund të këtij sezoni dhe skadon në qershor dhe siç u tha publikisht me një opsion për t’u rinovuar edhe për dy vite të tjera deri në vitin 2027. Gjithësesi objektivi dhe arritja e shtyrjes së kontratës, është arritja në zonën e Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar një klauzolë disi të çuditshme dhe jo shumë të sigurtë për trajnerin e ri. Sipas tyre klauzola e shtyrjes së kontratës edhe për dy vite të tjera deri në 2027 është një opsion që e aktivizon vetëm klubi, pra nuk ka një objektiv fiks dhe që aktivizohet automatikisht siç u përmend me plotësimin e objektivit të vënë, që është zona e Ligës së Kampioneve. Një detaj ky që ka bërë të diskutohet shumë për planin emergjent që kanë zgjedhur drejtuesit bardhezi, duke mos menduar për shumë gjatë.