Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 atë me Anglinë. Nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Air Albania Stadium teksa u provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.

Në skuadër, u pa një atmosferë pozitive me futbollistët që tashmë nuk e kanë më atë presionin e rezultatit duke qenë se Kombëtarja jonë është e kualifikuar në playoff.
qetë dukej edhe Armando Broja që pas ndeshjes me Andorrën u bë protagonist i një momenti trishtimi që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale sa tërhoqi vëmendjen edhe të mediave britanike
Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Anglisë do të luhet në orën 18:00 të së dielës në Air Albania Stadium.