Avokati Idajet Beqiri deklaroi se është Sali Berisha ai që ka fshirë serverët e kryeministrisë pas vrasjeve të 4 protestuesve në bulevard.

Avokati tha në emisionin Repolitix në Report Tv se Berisha pengoi arrestimin e drejtuesve të gardës, madje i ngujoi për 3 brenda në Kryeministri ku i udhëzonte për deklaratat dhe qëndrimin që do mbanin për vrasjet në bulevard.

“Duke nis me zhdukjen e serverëve, mbajtjen e gardistëve 3 ditë brenda në kryeministri, bënin teatër ca do thuash ti e ca s’do thuash, s’u arreston njeri, Saliu bënte rolin e dirigjentit, të gjitha këtu me zhdukjen e serverëve, tregojnë që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, ishin të planifikuara që do bëheshin nga Berisha, është organizator i grupit kriminal.

Ajo që i jep vulën përfundimtare është që kur ka dhunë ka dhe vrasje. Ai e dinte që do kishte dhunë, prandaj bëri dhe vrasje. E kishte planifikuar me kohë”, tha Beqiri.