Një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Krishtlindjeve, Gjermania po përgatitet sërish për të festuar, këtë herë nën masa më të rrepta sigurie. Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve po hapen në të gjithë Gjermaninë, duke tërhequr vizitorët në stendat e tyre prej druri me verë të nxehtë ose ushqime festive.
Siguria është rritur, me kujtimet e dy sulmeve në tregjet e Krishtlindjeve që janë ende të freskëta në mendjen e shumë gjermanëve.
Shitësit shesin jo vetëm ushqime të lehta dhe pije, por edhe qirinj të punuar me dorë, kapele, doreza dhe yje të shndritshëm të Krishtlindjeve në të gjitha ngjyrat dhe format.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta dhe e kanë eksportuar me sukses në pjesën më të madhe të botës perëndimore. Por siguria është një problem në të gjitha tregjet në të gjithë vendin.
Vitin e kaluar 6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Magdeburgut më 20 dhjetor. Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm në dekadën e fundit.
Më 19 dhjetor 2016, një person mori para me kamion një turmë njerëzish që shkonin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Vizitorët shijojnë atmosferën dhe përgatiten për festat, por frika nga tragjeditë e kaluara mbetet ende prezentë, edhe tashmë masat e sigurisë janë shtuar.




















