Në kryeqytet është duke u zhvilluar edicioni i 28-të i Panairit të Librit “Tirana 2025”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

Shumë personalitete të artit, medias dhe politikës kanë vizituar panairin.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, e pranishme ditën e sotme në Panairin e Librit bashkë me dy fëmijët e saj, Nalta dhe Kren, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga kjo vizitë shoqëruar me një mesazh të fortë.