Maldivet nga 1 nëntori kanë filluar të zbatojnë vendimin për ndalim e pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u bërë i vetmi vend me një ndalim brez pas brezi të duhanit. Masa e cila u iniciua nga presidenti, Mohamed Muizzu hyri në fuqi më 1 nëntor dhe ka qëllim që të mbrojë shëndetin publik dhe do të promovojë breza pa duhan.

“Sipas dispozitës së re, individëve të lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date u ndalohet blerja, përdorimi ose shitja e produkteve të duhanit brenda Maldiveve”, shtoi ajo.

Masa vlen edhe për vizitorët që do të shkojnë në ishujt e tyre koralorë. Ministria e Shëndetësisë tha se gjithashtu është i ndaluar importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike. Ky vendim është për të gjithë individët pavarësisht nga mosha.
Shitja e produkteve të duhanit një personi të mitur mbart një gjobë prej 50,000 rufija (3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike mbart një gjobë prej 5,000 rufija (320 dollarë).