Sot në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqendër (Shkup) dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë të drejtë të votojnë 1.013.375 votues. Prej tyre, në qytetin e Shkupit të drejtë vote kanë 474.304 votues.

Në kryeqytet, në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre vendvotime për kryetarë bashkie dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë. Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarin e komunave.

Votimi ka nisur që prej orës 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që kanë mbetur në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë si ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.