Kryeministri Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News. Përballë gazetarit Sokol Balla, kreu i qeverisë foli sa i takon marrëveshjes bilaterale ushtarake me Italinë, ku tha se Shqipëria deri tani nuk ka probleme në ujërat e saj sa i takon emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që mbetet e angazhuar në luftën kundër trafiqeve.

Sokol Balla: Duhet thënë që fati ka qenë me ne gjatë 2-3 viteve të fundit për sa i përket procesit të integrimit. Meloni kur iu përgjigj pyetjes që a do të na ndihmonte apo jo me Greqinë foli në emër, në vetë të parë, për kontaktet e saj me kryeministrin Mitsotakis. Në fakt Italia na e ka një gjysmë borxhi me Greqinë për shkak se ne “sherrin” me Greqinë e kemi të trashëguar për shkak të luftës italo- greke. Por nga ana tjetër, a po i paguajmë ne një kosto gjithashtu kësaj vëllazërie të re me Italinë dhe kjo nuk i referohet batutës suaj si “vëllai i vogël i motrës së madhe” të Giorgia Melonit. Pse e them këtë? Pasi popull emigrantësh, që do të bashkohet mesa kuptova unë, ndoshta na e shpjegoni ju më shumë marrëveshjen bilaterale ushtarake me Italinë. Operacioneve për të ndalur fluksin emigrator në ujërat italianë dhe europiane.

Edi Rama: Nuk kemi ne një problematikë të tillë në ujërat tona territoriale me thënë të drejtën dhe kemi kohe që nuk e kemi për fat të mirë. Ne kemi më shumë nevojë të vazhdojmë luftën kundër trafiqeve që ka njohur përparime të mëdha por që është një luftë që faktikisht asnjëherë nuk mbaron kurrë por gjithmonë duhet zhvilluar sepse në çdo moment që ti e konsideron të mbaruar ajo rifillon prap. Dhe nga ana tjetër ne nuk kemi paguar faktikisht asnjë kosto madje nëse do ta shikonim në mënyrë ngushtësisht politike, marrëveshja që kemi bërë na ka ndihmuar shumë në Europë ku shumica e qeverive janë qeveri të djathta dhe i shkojnë në të njëjtin hulli politikës së emigracionit të paligjshëm. Madje jo vetëm të djathtët, por dhe kryeministrja e Danimarkës që është një kryeministre e majtë, është një kampione kundër emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo, duhet që të mos harrojmë asnjëherë që kjo nuk është një zgjedhje e jona në kuptimin se çfarë qasje duhet të ketë Europa ndaj emigracionit të paligjshëm dhe nga ana tjetër nuk është një problem drejtpërdrejtë i yni sepse ne nuk kemi një të tillë. Por zgjuarsia jonë është që të jemi në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të marrim dhe kreditet e duhura të cilat janë kredite që vlejnë në procesin e përngjitëm të rritjes së solit dhe rritjes së reputacionit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.