Grupi parlamentar i PS është mbledhur në kryesine e Kuvendit.
Pritet të disktohet në lidhje me qendrimet e mazhorancës, për diskutimet në seancën plenare të së enjtes në Kuvend.
“PS do të dorëzojë emrat që do të përfaqësohet në komision për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Puna për diskutimin dhe ngritjen e këtyre komisioneve nuk ka nisur. Sot është përfundimi i afatit për postin e Avokatit të Popullit. Deri tani kanë sjellë dokumencation 4 persona. Nga burimet që ne kemi, nuk do të jenë vetëm këta që do garojnë për Avokatin e Popullit. Për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit duhen 84 vota. Në rast se nuk do të arrihet dakordësia, nuk përjashtohet mundësia që Avokatin e Popullit ta zgjedhin vetë socialistët”, raportoi gazetarja Greta Bullari.




















