Trajneri i kombëtares, Sylvinho e konsideron ndeshjen me Andorrën, të vështirë.
Në konferencën për shtyp për mediat, Sylvinho u shpreh se kombëtarja ka bërë deri më tani një rrugëtim të mirë.
“Unë e respektoj shumë Andorrën. Në ndeshjet e fundit ka marrë barazime në miqësore. Ishte ndeshje goxha e vështirë, mund të kishte marrë barazimin me Serbinë. Janë një skuadër që nuk dorëzohen. Nuk do të jetë e lehtë për ne. Mesazhi i qartë, është ndeshje e vështirë, luajnë me zemër. Kemi bërë rrugëtim të mirë, kemi një humbje vetëm ndaj Anglisë deri tani”, theksoi ai.




















