“Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe rusë në filluar bisedimet në Abu Dhabi”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas mediave amerikane, sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, mbërriti të hënën me një delegacion rus për bisedime paqeje.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ishte gjithashtu i pranishëm në takim. Ndërkohë gjatë natës, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës, duke goditur ndërtesa banimi dhe infrastrukturë energjetike. Të paktën katër persona u plagosën, tha kreu i administratës së qytetit të Kievit, Tymor Tkachenko.