Në Kurbin janë 50 banesa me prezence uji në Zhejë dhe 10 në Milot. Lumi Drojë po krijon probleme për shkak të prurjeve. Në Skuraj të Kurbinit lumi Vinjoll ka shkaktuar probleme dhe rrezikon 50 banesa.
Prurjet në Shkopet 720 m kub sekondë dhe po punohet me kapacitet të plotë. Niveli i liqenit është 6 m larg pikës kritike dhe për momentin konsiderohet normale.
Në Qafë-Mollë niveli është 10 m nga pika kritike dhe nuk përben problem për momentin. gjatë ditës së djeshme është punuar me kapacitet të plotë duke ulur nivelin dhe mbajtur nën kontroll situatën.




















