Kushtet atmosferike me reshje të dendura dhe erë kanë shkaktuar një sërë vështirësish në qarkullim në disa akse kombëtare.Autoriteti Rrugor Kombëtar bën me dije se reshjet gjatë natës kanë shkaktuar prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore. Më problematike paraqiten qarqet Gjirokastër, Sarandë, Tropojë. Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vijon, përveç aksit Kranë–Muzinë, i cili aktualisht është i bllokuar nga përmbytja e lumit Bistrica.Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.

Disa prej akseve më problematike rezultojnë se janë Bajram Curri–Valbonë / Dushaj–Lekbibaj / BajramCurri–Fierzë ku ka pasur shkëputje masivësh shkëmborë dhe çarje muresh pritës. Por pavarësisht kësaj qarkullimi ka vijuar

Sipas Autoritetit Rrugor rënie inertesh janë vërejtur edhe në aksin Kukës–Krumë / Kukës–Shishtavec por qarkullimi nuk është ndërprerë.

Në Skuraj–Burrel, Koplik–Bogë / Dedaj–Razëm / Bogë–Theth janë konstatuar rënie gurësh dhe kalohet me një korsi në disa segmente.

Vështirësi nga ujërat dhe inertet është vërejtur edhe në sëgmëntin Gjirokastër–Kakavijë e cila po pastrohet. Në Himarë QafëGjashtë janë vërejtur Rrëshqitje dherash. Ndërsa në

Shijan–Ura e Gajdarit – Lumi Kalasë ka dalë në rrugë.

Rrëzim pemësh janë konstatuar në Librazhd–QafëThanë ,në

Qukës-Qafë Plloçë jka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.