Rey Manaj u rikthye nga më i kritikuari në më të dashurin e lojtarëve të Kombëtares dhe për këtë padyshim që pati ndikim të madh goli i shënuar në Leskovc ndaj Serbisë, një momenti historik.Pas kësaj, në Mitrovicë u krijua një murale, dedikuar festës së golit të tij, ku shfaqet edhe shqiponja, simbol i krenarisë kombëtare.

Prindërit dhe vëllai i Manajt, vizituan qytetin dhe u pritën nga ish-futbollisti dhe tani trajneri Emin Baliqi. Rey Manaj ka ndarë në rrjetet sociale foton e prindërve të tij pranë muralit, duke treguar lidhjen e ngushtë me familjen dhe emocionin e momentit. Ndërkohë, Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë, që zhvillohet në Tiranë, një sfidë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës.