Në përfundim të konferencës me kryeministrin Edi Rama, të cilit i dorëzoi proges raportin e BE për Shqipërinë, ambasadori Gonzato një mesazh kishte edhe për klasën politike shqiptare
“Mesazhi im është një mesazh që e jap cdo ditë në bashkëbisedimet me deputetët, Kuvendi ka rol kyc për të luajtur dhe thirrja ime është të kenë dëshirën dhe mundësinë për të dhënë kontributin në reforma. Na duhen debate të shëndetshme, që sigurisht mund të jenë edhe kritike, në fund të fundit ky është Kuvendi.
Këto debate duhet të bëhen që qytetarët të kuptojnë për cfarë bëhen këto reforma, përse po bëhen cfarë ndikimi do të sjellin në jetën e tyre në bizneset e tyre, dhe kështu ne sigurohemi që reformat të jenë të qëndrueshme edhe në periudhën afatgjatë se njerëzit do të kuptojnë që ato janë reforma që kanë të bëjnë edhe me ta.” u shpreh ai.




















