Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare, pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues. Kërkesa bën fjalë për masën ‘arrest me burg’, ku sipas Metë është antikushtetuese. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura tha për Top Channel, Anila Hoxha, e cila sapo ka përfunduar.

Siç thotë gazetarja Hoxha seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.