Ju folët për 6 mujorin e parë të vitit 2028, ndoshta do të fillojmë të mbyllim politikisht edhe kapitujt, folët për ministrat e Shqipërisë që flasin në italisht, por ju siguroj që mes nesh kemi edhe ministra që flasin shumë mirë greqishten por kjo nuk na ndihmon me Athinën. Ndoshta nëse do të kishim një problem me Greqinë çfarë do të bënte Italia? Ishte kjo pyetja me të cilën, gazetari Sokol Balla iu drejtua kryeministres italine Giorgia Meloni, në Romë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.

Në përgjigje, ndërsa njohu punën e Shqipërisë në rrugën drej BE-së, Meloni tha se: E di që ka disa fërkime, i njoh miqtë e mi grekë. I njoh, janë njerëz që kanë punuar për të ardhmen e Europës.

“Sa i takon çështjes së hapjes së dialogut politik, ne jemi mbështetës të Shqipërisë duke respektuar sigurisht rregullat. Fakti që do përfundonin marrëveshjet më të fundit teknike tregon edhe një punë shumë të mirë edhe të madhe të bërë nga ana e Shqipërisë. Është diçka që ne po e ndjekim edhe po përpiqemi ta lehtësojmë, madje gjatë mbledhjes sonë plenare, me ministrin e drejtësisë u fol edhe për mundësinë e përfshirjes së universiteteve italiane Cka bëjmë ne është të japim ndihmën tonë 360 gradë. E di që ka disa fërkime, i njoh miqtë e mi grekë. I njoh, janë njerëz që kanë punuar për të ardhmen e Europës.” u shpreh ajo.

Rama: Po punojmë mirë sëbashku për ne vlerat parimet e mbrojtjes së pakicave janë të pandashme. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret apo na bën vërejtje janë të mirëseardhur. Jam optimist që në 2028 kohë kur Italia do ketë kryesinë e BE dhe Giorgia do kryesojë negociatat, nuk do ketë nevojë t’i tërheqë veshin Kyriakos se do të thotë se kemi bërë gjithcka mire.