Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump.

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë.
Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.”

Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019. Trump u ka thënë senatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë se “ata janë bombardues vetëvrasës, po e shkatërrojnë vendin.”