Nga kjo mbrëmje çeke nuk do të mbahet mend vetëm fitorja. E vërtetë që Arsenali fitoi 3-0 në Pragë ndaj Sllavias vendase dhe vazhdon marshimin e shkëlqyer në Champions, por londinezët u kthyen në Angli me një rekord. Përtej golave të shënuar nga Merino dy herë dhe nga Saka, “topçinjtë” goditën në stadiumin “Fortuna Arena” me adoleshentin Maks Douman, që u bë debutuesi më I ri në Ligën e Kampionëve.

I aktivizuar në 72’ nga trajneri Mikel Arteta, Douman ishte 15 vjeç e 308 ditë kur hyri në fushë. Një guxim i madh nga tekniku i tij spanjoll, por edhe një tregues I qartë I talentit të anglezit të vogël. Doumen theu rekordin e vendosur nga sulmuesi Jusufa Mukoko I Dortmundit me 16 vjeç e 6 ditë, ndërsa ylli i Barcelonës, Lamin Jamal, është I treti si debutues në moshën 16 vjeç e dy muaj.

Ky yll I ri “topçi” shkaktoi një habi të vërtetë edhe kur u aktivizua në Premier Ligën angleze në moshën 15 vjeç e 229 ditë, ndonëse rekordin në kampionat e mban lojtari tjetër “topçi”, Etan Nuaneri me vetëm 18 ditë më I ri sesa Doumen.
Arsenali, siç e thamë, fitoi 3-0 në Pragë ndaj Sllavias në Ligën e Kampionëve, me gola të shënuar nga Bukajo Saka në 32’ me penallti, dhe Mikel Merino në 46’ e 68’.

Londinezët kanë 4 fitore të plota në 4 ndeshje, po aq sa Bajerni që mban vendin e parë me golaverazh më të mirë.