Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama njoftoi ndryshimet e reja në buxhetin e vitit të ardhshëm me një fond prej 1 miliardë eurosh dedikuar shëndetësisë.
Rama tha se për herë të parë do të ketë një mbështetje speciale dedikuar grave dhe vajzave që vuajnë nga tumori në gjiri duke akorduar një fond prej 15 milionë eurosh ku kjo kategori do të përfitojë falas rikonstruksionin e gjirit.

” Mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë në buxhetin e 2026. Për herë të parë, hapim një linjë financimi për këtë nevojë jetike me 15 milionë euro ekstra për pacientët e onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.
Ministrja e shëndetësisë, e shpallur në 100 gratë më influente do të udhëheq ngritjen e institucionit kombëtar të tumorit për Shqipërinë 2030.”

Më tej, në fjalën e tij Rama tha se do të ketë rritje pagash për bluzat e bardha për të ndarë mesazhin e qartë që ikja është thjesht zgjedhje individuale dhe jo detyrim. Rama tha ndër të tjera se në 2026, QSUT do të nisë partneritetin me spitalin e Milanos ‘San Rafaelo’.

“4600 mjekë dhe infermierë dhe 14200 teknikë dhe laborantë do të kenë një rritje të re pagash
Mesazh që në Shqipëri punohet me dinjitet dhe se ikja do të bëhet thjesht zgjedhje individuale. 2026 do të hap siparin e partneritetit të QSUT me spitalin e Milanos San Rafaelo.” , tha Rama.