Zhurma është në Tiranë, por Berisha ka bërë valixhen gati. Në selinë e PD kjo e enjte ishte heshtje, sepse doktori kalon oqeanin. Jo për të realizuar ëndrrën amerikane, por pak më poshtë. Do dalë xhiro një vend ekzotik, Brazil.

Burimë pranë PD i thanë Abc News se ky udhëtim i Berishës është i planifikuar, pasi pranoi ftesën e aleancës globale të qendrës së djathtë për të marrë pjesë në Forumin e Demokracisë Ndërkombëtare.

Kjo lidhet edhe me kërkesën që Berisha bëri pak ditë më parë në SPAK, për të mos u paraqitur të premten më 21 nëntor për 21 janarin. Por SPAK, ia afroi të mërkurën, duke mos i lënë shteg për tu shmangur.

Por nuk ka asnjë sqarim se kur do të kthehet Berisha nga Brazili?

I vetmi sqarim është se foltorja e radhës para kryeministrisë e Partisë Demokratike, do të jetë të hënën në orën 18:00.

Deri atëherë, Berisha do të jetë me pushime në motin e ngrohtë dhe plazhet e Brazilit. Por pikëpyetja mbetet, a do të kthehet të hënën doktori për të mbajtur foltoren para kryeministrisë?

Pas dështimit të së parës, mungesa kësaj radhe duket e pajustifikuar. Dhe sic dihet, nga Brazili nuk të kthen dot njeri me forcë, por vetëm me dëshirë.