TIRANË- Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e sfidës për ekipin e tij.
“Kjo është ndeshja e fundit që luajmë për këtë raund të kualifikueseve. Nuk do të donim ta mbyllnim me një ndjenjë humbjeje,” tha Kane, duke treguar ambicien e skuadrës për të përfunduar raundin me sukses.
Anglia vjen si kryesuesja e grupi K, ndërsa deri tani ka grumbulluar 21 pikë.




















