Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror.
Pas triumfit 0-1 në transfertën e Andorrës, kuqezinjtë do të zbresin të dielën në fushë për përballjen me Anglinë, një sfidë kjo, e cila luhet në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”.
Trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe kapiteni i ekipit Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencë për shtyp për të folur për këtë sfidë prestigji.




















