Liverpool u kthye te fitorja në kampionatin anglez pasi mposhti Aston Villa 2-0 për të harruar ato momente krize që kaloi. Dinamika negative e The Reds është diskutuar shumë edhe nga legjenda të futbollit anglez mes te cilëve dhe Wayne Rooney.

Ikona e Manchester United nuk i kurseu kritikat në drejtim të disa peshave të rënda te Liverpool. ‘Ky është një moment të trajneri dhe liderët e skuadrës e kanë të nevojshme ta zgjidhin sa më shpejt. Van Dijk dhe Salah kanë nënshkruar kontrata të reja, por nuk besoj se e kanë drejtuar me të vërtetë skuadrën-ishte komenti i Rooney.

Padyshim që kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk reagoi dhe i hodhi akoma më shumë benzinë zjarrit. ‘Nuk e dëgjova ta thotë këtë sezonin e kaluar kur fituam premier League-ishin fjalët e qendërmbrojtësit holandez-sigurisht ai është një legjendë, një futbollist i madh dhe unë mund të them vetëm gjëra pozitive. Por e ndjej se ky koment i tij është një kritikë shumë sipërfaqësore’

Por Van Dijk nuk e la me kaq.

‘Është e lehtë të fajësosh futbollistët më veteranë, por ai e di që të gjithë ne ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë nga kjo situatë-shtoi Van Dijk që më pas e mbylli këtë diskutim-nuk ka mëri, nuk e marr si diçka personale në mënyrë absolute’. Ndeshja e radhës së Liverpoolit tani është ajo e së martës në Ligën e kampioneve kundër Realit të Madridit të Xabi Alonsos, një sfidë kjo që mund shënojë kthimin përfundimtar të situatës në favor të skuadrës së The Reds