Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, organizoi një pritje zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, ku theksoi progresin e bërë nga Shqipëria, por edhe përgjegjësitë që mbeten përpara.

Në fjalën e tij, Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të vijojnë punën për ndërtimin e një vendi europian dhe më të guximshëm, duke nderuar përjetë simbolet kombëtare.

“Shqipëria ka ecur shumë, por ka ende për të bërë. Të punojmë shumë, të ndërtojmë vendin që ne të krenohemi. Detyra ynë është që të çojmë amanetin në një nivel tjetër. Detyra jonë është që ta bëjmë këtë vend europian dhe më të guximshëm. Ta gëzojmë për jetë Ditën e Flamurin. Ta nderojmë për jetë Flamurin Kuq e Zi. Lavdi për jetë për Kombin Shqiptar”, tha Presidenti Begaj.