Progresi është i dukshëm, i padiskutueshëm.
Megjithatë, diçka thelbësore duket se ka humbur në shpirtin njerëzor. Jo vetëm instinkti i luftës, por vetë ideja e njerëzimit.
Në këtë trailer nga episodi i radhës i Apostrof Podcast, poeti, publicist dhe ish-diplomati Luan Rama reflekton në lidhje me mënyrën se si egoizmi dhe obsesioni për pasuri dhe prona, kanë formësuar kohën në të cilën jetojmë. Ai flet gjithashtu për mënyrën se si qytetet rriten, duke harruar identitetin e tyre dhe se si Tirana, në transformimin e vet të pandalshëm, e ka të pamundur të kuptojë të shkuarën e saj.
Çdo qytet ka historinë dhe shpirtin e tij, por ç’ndodh kur një qytet nuk e njeh më veten?




















