Pas urdhërit për të ndaluar numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut, Prokurorisë Themelore mori vendimin e dytë për të rikthyer procesin në normalitet.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritieteve, ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe numërimi nisi pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik slloven që i ka shtypur fletët e votimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm të serisë në disa fletëvotime.
Konstatimi ka ardhur teksa numëroheshin votat për këshilltarë komunalë. Kjo ka sjellë përplasjen e palëve politike me njëra tjetrën.

Fituesit e Mitrovicës së Jugut, partia Vetevendosje e Kurtit, e ka justifikuar këtë gjetje me një gabim tenik, ndërsa partia demokratike e Kosovës mendon se ky është rasti kur në këtë komunë janë bërë manipulime të qëllimshme me fletët e votimit, për të nxjerrë fitues Faton Pecin. Operatori ekonomik sqaroj se bëhët fjalë për një gabim teknik.

Në balotazhin e të dielës, në këtë komunë sipas rezultateve preliminare, ka fituar Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit ka humbur kështu një nga bastionet e saj më të rëndësishme.