Reali i Madridit sjell tifozët në universin e tij në një park me emrin ‘Real Madrid World’ në Dubai.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, bëhet fjalë për një park lojërash me temë skuadrën merenges që kombinon historinë, teknologjinë dhe adrenalinën dhe me ndërveprimet dhe lojërat që rikrikojnë momentet më ikonike të klubit, lejon vizitorët të përjetojnë të paktën për 1 ditë, rutinën e një futbollistit të Realit të Madridit
Në strukturë nuk mungon roller coaster dhe lojëra të tjera e madje është edhe një muze me statuja dylli që nderojnë legjendat e djeshme dhe të sotme të Los Blancos, nga Cristiano Ronaldo e deri te Zinedine Zidane.

Po kështu, Real Madrid World ofron edhe hapësira më relaksuese; një restorant dhe një kioskë me churro me cokollatë që ndihmojnë të rikrijojnë një atmosferë tipike madrilène për një eksperiencë që bashkon argëtimin me identitetin e klubit.