Ministrja Elisa Spiropali pas takimit ndërqeveritar Itali-Shqipëri, ka patur takim bilateral me zv.kryeministrin dhe homologun italian, Antonio Tajani.

Takimi është pasqyruar në rrjetet sociale të Tajanit dhe Spiropalit.

Tajani shkruan: “Takim me Elisa Spiropalin, Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.” teksa poston video nga takimi.

Ndërsa ministrja Spiropali me amë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:

🇦🇱🤝🇮🇹Me mikun e shqiptarëve, Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për thellimin e bashkëpunimit shumëplanësh në të gjitha fushat dhe forat ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë në qëndrim e veprim.

Mes prioriteteve tona strategjike është edhe Korridori VIII-të, me rëndësi për ndërlidhjen, tregtinë si dhe sigurinë e kontinentit.

E falenderova Ministrin Tajani për angazhimin e tij për të çuar përpara të gjitha këto projekte si dhe për mbështetjen e kurdohershme të Italisë në rrugëtimin Europian🇪🇺 të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/share/1DwhvTen2v/