Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë. Të vetëdijshëm për këtë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ylli I futbollit e kishin shprehur hapur vlerësimin për njëri tjetrin në disa raste.
Por më në fund, të dy janë takuar për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, ku sulmuesi portugez mori pjesë në darkën e shtruar në nder të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Ronaldo ishte pjesë e delegacionit saudit, ndërsa në darkë morën pjesë njerëzit më të famshëm të politikës dhe biznesit në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij, presidenti Trump u fokusua te marrëdhëniet politike dhe ekonimoke mes dy vendeve, ndërsa nuk harroi të ndalet edhe te I ftuari special I mbrëmjes.
Duke iu drejtuar yllit të futbollit, Trump tha se “djali I tij është një tifoz i madh I Ronaldo”. “Baron pati mundësi ta takojë atë dhe mendoj se tani ai e respekton pak më shyumë babain e tij, që ia prezantoi”, vijoi presidenti amerikan.
Pak muaj më parë, me anë të presidentit të të Këshillit të Europës, portugezit Antonio Costa, Cristiano Ronaldo I dërgoi presidentit Trump një fanelë me një dedikim të veçantë, ndërsa në intervistën e fundit me Pirs Morgan, deklaroi se mendon se presidenti amerikan është njeriu I vetëm që mund të bëjë di֛çka për paqen në botë.




















