Vendet e NATO-s janë vënë sërish në alarm nga shkelja e hapësirës ajrore nga dronët rusë.
Në Rumani, një dronë u raportua se depërtoi rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore të vendit, para se të humbiste nga radari.
Rumania ngriti në ajër dy avionë ushtaralë Eurofighter gjermanë, pjesë e misioneve të policimit ajror në Rumani dhe më vonë dy avionë luftarakë F-16.
Vendi I NATO-s ndaj një kufi prej 650 km me Ukrainën dhe ka parë vazhdimisht fragmente dronësh rusë të bien në territorin e saj.
Në gatishmëri të lartë ishte edhe Polonia, pasi shpërthimet tronditën qytetet perëndimore të Ukrainës, Lviv dhe Ternopil. Varshava mbylli përkohësisht aeroportet e Rzeszoë dhe Lublin në juglindje dhe ngriti në ajër avionë ushtarakë si masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.
Ndër të tjera Polonia mbylli konsullatën e fundit ruse në territorin e saj, pas një sulmi në një hekurudhë të vendit pak ditë më parë, ngjarje që u cilësua akt sabotimi.
Nderkohe Britania e Madhe tha se nje anije spiune ruse është në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar në veri të Skocisë. Gjate tentativave per te monitoruar anijen, ekuipazhi drejtoi lazere drejt piloteve britanike.
Shqetësimet më të fundit për aleancën veriatlantike vijnë pasi Ukraina u përball me një goditje vdekjeprurëse nga Rusia gjatë natës.
Rreth 20 persona humbën jetën nga sulmet në të gjithë vendin. Volodymyr Zelensky tha se Rusia lëshoi 470 dronë sulmues dhe 48 raketa të llojeve të ndryshme që goditën edhe qytetet Lviv e Ternopil në perëndim të vendit.
Pas sulmeve, Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për partnerët perëndimorë për të furnizuar me raketa të reja rezervat e Ukrainës.
Sulmet e fundit vijnë pasi Ukraina goditi me raketa amerikane ATACMS një qytet në jug të Rusisë dhe në një kohë kur Kievi bëhet gati për bisedime me palën amerikane në Stamboll, me qëllim fundin e luftës. Rusia ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e këtij raundi ttë negociatave.




















