Tha se “kurrë nuk ka mbajtur një armë në dorë”. Por mediat boshnjake kanë publikuar një video ku presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, shihet me kallashnikov në dorë i shoqëruar nga Vojislav Shesheli, politikan nacionalist serb dhe themelues i Partise Radikale Serbe te ekstremit të djathtë së bashku me ushtarë serb në kodrat e Sarajevës.

Vuçiçi është njëri nga të akuzuarit e rastit “Sarajevo Safari” në dosjen e hapur në Gjykatën e Milanos.

Rasti i krimeve mbi civilët në Bosnjën mes luftës të viteve 1994-1996 ka tronditur opinionin publik, teksa dëshmi të reja për figura që sot drejtojnë vendin, apo njerëz me pushtet që qëllonin me snajper mbi trupa njerzish për sport, po behen gjithnjë e me mediatike.

Për Vuçiç ka tashmë një kallzim penal, dorëzuar nga gazetari investigative kroat Domagoj Margetiç, I pari që publikoj në rrjetet e tij sociale një foto të Vuçiç, i pozicionuar në një nga postblloqet ushtarake prej nga dëshmitarët thonë se të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin ndaj civilëve.

Synimi i këtij provesi është identifikimi i shtetasve italianë apo të tjerë të dyshuar për vrasje me paramendim, të kryer për kënaqësi apo motive të uleta.

Skandali ka hapur plagë të thella edhe mes civilëve në luftën e viteve ’90 që kanë humbur fëmijët apo të afërmit e tyre, pasi dyshohet se dhjetëra individë, “gjuehtar njerëzish” I kanë paguar shuma të mëdha ushtarëve të ushtrisë së Radovan Karaxhiçit, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, i dënuar në vitin 2016 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, për t’i dërguar në pozicionet e artilerisë në kodrat përreth Sarajevës, ku ata qëllonin mbi popullatën civile.

Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë në Sarajevë nga snajperët dhe bombardimet gjatë viteve 1992–1996, në luftimet më të gjata të historisë moderne pas shpalljes së pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës.