TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur para sfidës ndaj Shqipërisë, duke vlerësuar kundërshtarin dhe sfidën që e pret ekipin e tij.

“Shqipëria është pak e vështirë të thyhet. Do të jetë e vështirë të krijojmë shanse, por le të shohim nesër. E kam kuptuar se Shqipëria dhe Serbia kanë njerëz të apasionuar pas futbollit. Të dyja kanë lojtarë që luajnë në liga të mira. Shqipëria e ka merituar të kualifikohet në play off”, tha Tuchel.

Trajneri gjerman shtoi se Anglia pret të dominojë ndeshjen, por duhet të jetë e kujdesshme ndaj kundërsulmeve.

Ai foli edhe për ‘rrezikun’ që mund t’i shkaktojë Armando Broja Anglisë, por megjithatë, tekniku shtoi se kanë zgjidhjen për frenimin e tij.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe emocionale. E dimë se mbajtja e portës së paprekur mund të mos mbahet. Brojën e njoh shumë mirë; ai luan tek kombëtarja juaj në pozicionin e djathtë dhe ne jemi përgatitur për të. Besoj se e kemi zgjidhjen për këtë. Nëse mbrohemi mirë si ekip dhe kemi edhe pak fat, besoj se mund t’ia dalim” tha Tuchel/