TIRANË– Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencë për mediat një ditë para sfidës së radhës me Anglinë, duke theksuar rëndësinë e takimit dhe gjendjen e mirë psikologjike të ekipit.
“Do të japim gjithçka. Janë tre pikë dhe është një ndeshje e rëndësishme. E kemi siguruar play off-in; përballemi me një kundërshtar të fortë dhe do të tentojmë t’i vëmë në vështirësi,” u shpreh mbrojtësi kuqezi.
Gjimshiti theksoi se skuadra ka vetëbesim të lartë, pavarësisht se përballë ka një ekip që lufton për të fituar edhe Botërorin 2026.
“Kemi një kundërshtar që luan për të fituar Botërorin, por ne kemi vetëbesim dhe do të bëjmë gjithçka për t’i vënë në vështirësi. Besoj se nesër do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë,” shtoi kapiteni. Kombëtarja jonë vijon përgatitjet, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi raportohet pozitive




















