Jemi në fushën e parashikimeve, madje online.
Futbolli luhet në fushë, por edhe në videolojra, dhe një skuadër e tillë virtuale e krijuar nga FIFA, dhe me bazë në Gjermani, ka nxjerrë përfundimin se kombëtarja shqiptare do të jetë në Kupën e Botës.

Sipas ekipit onlajn, “Mainz 05 esports”, që është e lidhur me klubin gjerman me të njëjtin emër, që luan në Bundesligë, parashikon që Shqipëria do të fitojë në Varshavë kundër Polonisë në gjysmëfinalen e plej ofit të Botërorit.
Më pas, kuqezinjtë luajnë finale e plej ofit ndaj Suedisë në Stokholm dhe sërish dalin fitues.
Urimi është që kjo të jetë e njëjtë me të vërtetën, ndërsa “Mainz 05 esports” ka një parashikim ogurzi për Italinë.

Katër herë kampionët e botës do të triumfonin në gjysmëfinale të plej ofit kundër Gjeorgjisë, dhe më pas do të luanin finalen kundër Bosnjë-Hercegovinës, që nga ana e saj do të eliminonte Uellsin.

Fati I Të Kaltërve do të ishte I zi, pasi do të mundeshin nga boshnjakët, dhe do të mungonin për herë të tretë radhazi në finalet e një kupe të botës. Po flasim për katër herë fituesit e Botërorit.