Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra dhe ndalimi i saj që të dalë jashtë vendit me vendim të GJKKO, duhet të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se ndaj vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese.
Balluku akuzohet për shkelje në tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro si edhe për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro, ndërsa Spahiu tha se janë këto dy akuza që rëndojnë ndaj saj.
‘Balluku nuk akuzohet për korrupsion, por për shkelje të barazinë në tendera. Kjo vepër ka ndryshim, deri në këtë moment SPAK s’ka dyshime se ka futur para në xhepin e saj sepse s’do të kishte një, por dy akuza. Nëse SPAK dyshon se zyrtarët kanë përfituar para i shton edhe akuzën e korrupsionit pasiv. Për këtë ndryshe nga shumë të tjerë e ka për një vepër penale tjetër. Balluku ndryshe nga Ahmetaj nuk është arratisur, por ka shkuar në prokuroria për të dëshmuar, prokuroria po tenton që të hap një praktikë të re penale të pezullimit nga detyra, pra kjo është masë ndaluese.
Pezullimi i ushtrimit të një detyre nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, Belinda është person i zgjedhur, po është i zgjedhur në Qarkun e Fierit. Personat që janë të zgjedhur nuk mund të merret kjo masë pezullimi nga detyra dhe jeni përballë një personi të zgjedhur që nga ky moment mund të bëjë ankim në Apel dhe unë them se kjo çështje do bëhet objekt gjykimi nga GJK. Ky është rast që ndodh për herë të parë, të mos lejosh dikë që të dalë jashtë kufinjve të vendit është kufizim i lirisë’, tha ai.




















