Luciano Spalletti e ka nisur me këmbë të mbarë te Juventusi, pasi bardhezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, 1-2 në transfertë ndaj Cremonese, për javën e 10-të të Serie A.
Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
Andrea Cambiaso shënoi golin e sigurisë për bardhezinjtë në minutën e 67-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësi kundërshtar.
Në minutën e 82-të, Cremonese ngushton shifrat me Jamie Vardy. Anglezi shënon pas mori një top të gjatë dhe fitoi duelin me Federico Gatti dhe më pas mposhti Di Gregorio-n.
Shifrat përfundimtare, Cremonese 1-2 Juventus. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën. Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, Cremonese mbetet në vendin e nëntë me 14 pikë.




















