Fitorja e Kombëtares në mbrëmjen e 11 tetorit ndaj Serbisë ishte e jashtëzakonshme për vetë historikun mes dy skuadrave, por ajo që ka më shumë rriti ndjeshëm shanset e kuqezinjve për një kualifikim të mundshëm të fazën e playoffit të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve është rrëfyer në një intervistë për të përditshmen italiane ‘Corriere Della Sera’ ku foli për sfidat dhe ëndrrën e tij…

Intervista e plotë

Një sukses historik, edhe për faktin se jeni një hap playoffit për Botërorin

‘Tani na duhet të fitojmë në Andorra. Nëse ia dalim mbanë dhe nëse Serbia nuk merr 3 pikët në Angli, do të jemi në playoff. Përpara 3 vitesh ishte një ëndërr tani u bë një objektiv ose më mirë një mision; të kesh mundësinë të shpresosh për t’u kualifikuar për herë të parë për Shqipërinë është diçka madhështore, një emocion që përfshin një popull të tërë, brenda dhe jashtë kufijve’.

Shqipëria në evropian e vuri në vështirësi Italinë, barazoi me Kroacinë dhe humbi me rezultat të ngushtë ndaj Spanjës. Rritja ka vazhduar

‘Po, terreni ishte i punuar dhe ishte përgatitur në vitet e mëparshme nga trajnerët italianë si De Biasi, Reja dhe Panucci. Pa harruar këtu që shumë futbollistë janë formuar në Itali dhe unë vetë kam studiuar për 5 vjet në Coverciano; të dish italishten në Shqipëri është një avantazh. Kemi struktura të mira, kemi bërë një punë të madhe në kërkimin e talenteve mes të rinjve të diasporës dhe dhuruam një skuadër teknike që luan duke ndjerë peshën e fanelës. Edhe kjo e bën diferencën

Një nga ata lojtarë që ka pasur rritje cilësore është Asllani

‘Po, e kishte të nevojshme të luante gjithnjë, të ishte titullar. Largimi i tij nga interi për të shkuar te Torino e ka rritur; është një futbollist i ndryshëm, gjithnjë brenda dinamikave të lojës sonë, si organizator apo gjysmësulmues krahu. Na ndihmon për të vendosur ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes që është cilësia më e mirë e skuadrës sonë’

Fitorja në Serbi ishte më shumë se një ndeshje futbolli?

‘Po, është e vërtete edhe pse ndeshja jonë më e mirë ndaj Serbisë ishte ajo e para ku barazuam 0-0. Në shtëpinë e tyre nuk ishte e lehtë edhe për shkak të ambienti, por ka pasur respekt mes skuadrave, pavarësisht situatës gjeopolitike që është pas saj. Kur u kthyem në Tiranë gjetëm një vend në festë, të çmendur nga lumturia’
Keni thënë që nga 1 në 10 ndiheni shqiptar 8.5. po për playoffin nga 1 në 10 sa ndiheni që jeni pranë?

‘Kemi një avantazh, një match ball, por gjithçka mund të ndodhë sepse nuk varët gjithçka nga rezultati ynë.

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Playoff nuk do të jetë në vazon e 4-t, nga e cila do të dalë kundërshtarja e parë për Italinë. Një e mirë për Gattuson, por edhe për ju
‘Ne po ecim hap pas hapit, ndërsa Italia është e sigurt për të paktën playoffin. Shpresojmë që Gattuso të kthehet në Botëror, por pa u përballuar në një finale të mundshme…’
Po vazhduat kështu do t’ju ngrenë një statujë në Tiranë.

‘ajo që bëri diferencën, ishte zgjedhja ime për të jetuar atje që në fillim, të frekuentoj njerëzit që më falënderojnë në rrugë, të ndjej klimën e vendit. Unë dhe stafi im jemi ndjerë si personat e duhur në vendin dhe momentin e duhur’
Të shkosh në Botëror mbetet një ëndërr apo është një objektiv?

‘Do të ishte ëndrra e një jete, por e dimë që për ne nuk është aspak e lehtë. Sic iu them gjithnjë lojtarëve të mi; që qëndrojmë në jetë, në lojë dhe të shohim sesi do të përfundojë’.