Ndikimi amerikan në futbollin europian po rritet me ritme të shpejta.

Lëvizja më e fundit që e konfirmon këtë është ndarja e re e të drejtave të transmetimit të Ligës së Kampionëve për ciklin 2027–2031, ku Paramount+ ka dalë fitues në tregjet kryesore të kontinentit. Paramount+ merr paketën kryesore në Britani dhe Gjermani

Platforma amerikane ka siguruar paketën kryesore të ndeshjeve të Champions League në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, duke zëvendësuar respektivisht TNT Sports dhe DAZN. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Paramount+ ka paraqitur oferta edhe në tre tregjet e tjera të mëdha europiane.
Në Spanjë, Telefónica ka ruajtur të drejtat për të gjitha garat europiane të klubeve përmes Movistar Plus+, falë një kontrate prej 1.464 miliardë eurosh. Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm është hyrja e Paramount+ si një fuqi e re e madhe audiovizuale në futbollin europian — një platformë që tashmë paguan 1.3 miliardë euro për të drejtat e Champions-it në SHBA për periudhën 2024–2030.
Si ndahen të drejtat në Britani dhe Gjermani
Në Mbretërinë e Bashkuar:
Paramount+: paketa kryesore e Champions-it
Amazon Prime Video: një paketë ndeshjesh
BBC: momente kryesore (highlight-et)
Sky Sports: ekskluzivisht Europa League dhe Conference League

Në Gjermani, modeli është pothuajse identik:
Paramount+: paketa kryesore e Champions-it
Prime Video: ndeshje individuale
ZDF: momente kryesore

DAZN: të drejtat ekskluzive të Europa League dhe Conference League.

Italia dhe Franca: stabilitet me pak ndryshime
Në Itali, struktura mbetet thuajse e pandryshuar:
Prime Video ruan ndeshjen e saj elitë të së mërkurës. Sky transmeton 184 ndeshje, një më pak se cikli aktual.

Ndryshimi i vetëm: Amazon do të marrë një ndeshje ekskluzive shtesë në javën e parë të grupeve, për dy ditë radhazi (të mërkurën dhe të enjten)
Në Francë, situata është pothuajse identike me atë të Spanjës:

Canal+ mbetet investitori kryesor në futbollin europian të klubeve.

TF1 ka siguruar transmetimin falas të finales së Champions-it, duke paguar rreth 2 milionë euro në vit.

Ligue 1 mbetet jashtë interesit të Canal+, duke e zhvendosur fokusin drejt garave ndërkombëtare
Edhe pse UC3 — sipërmarrja mes UEFA-s, EFC (ish-ECA) dhe kompanisë amerikane Relevent — nuk arriti të shesë të drejta ekskluzive globale për ndeshjen hapëse të çdo edicioni, organizatorët kanë bërë të ditur se kërkesa thishtë “e paparë” nga rrjetet televizive dhe platformat streaming.