Tragjedia prek National Football League(futbolli amerikan). Lojtari i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland i dha fund jetës së tij në Frisco të Texasit me armë zjarri.

‘Me shumë trishtim Dallas Coëboys njofton se Marshaën humbi jetën në mënyrë tragjike. Ishte një shok skuadre I dashur, mendimet dhe lutjet tona I shkojnë të fejuarës Catalina dhe të gjithë familjes së tij-theksonte skuadra teksane ne një komunikatë për shtyp.

Kneeland, zgjedhja nr.56 në raundin e dytë të Draftit të 2024, në ndeshjen e fundit të Cowboys të luajtur të hënën dhe të humbur ndaj Arizona Cardinals, kishte shënuar edhe touchdown-in e tij të parë në NFL. Sipas policisë së Dallasit, mbrojtësi 24 vjecar i Cowboys u gjet i vdekur pasi iu ishte arritisur autoriteteve me automjetin e tij. Policia shpjegoi se Kneeland nuk u ndal pas ndërhyrjes së policisë për shkak të thyerjeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Më pas Kneeland pësoi një aksident dhe u largua me këmbë.

Ndërsa autoritetet e kërkonin, një centraliste iu tha agjentëve se persona që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland ku ai iu jepte lamtumirën dhe se ata u shqetësuan për gjendjen e tij. Mësohet se Kneeland i kishte shkruar familjes dhe shokëve të tij: ‘Do ta mbyll me gjithcka’ dhe më pas u gjet i vdekur për një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri 3 orë pas aksidentit. Në regjistrimet e Broadcastify, agjentët pohuan se tentuan të kontaktonin me Kneeland duke e marrë në telefon dhe duke i dërguar mesazhe e madje përdorën edhe një dron për ta lokalizuar pas incidentit.

Ndërkaq, skuadra e Denver Broncos vendosën t’i bëjnë homazh Kneeland duke mbajtur një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Las Vegas Raiders e fituar me rezultatin 10-7 duke regjistruar kështu fitoren e 7 radhazi dhe të 10 radhazi në shtëpi.