Donald Trump njoftoi të mërkurën nëpërmjet Truth Social se do të takohet me Zohran Mamdani-n, socialistin demokrat i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut në zgjedhjet e fundit bashkiake, nesër, të premten, më 21 nëntor, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Kryetari komunist i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran ‘Kwame’ Mamdani, ka kërkuar një takim. Ne kemi vendosur që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale të premten, më 21 nëntor”, tha presidenti.
Mamdani fitoi zgjedhjet e bashkisë së Nju Jorkut ndaj kolegut të tij demokrat Andrew Cuomo të cilin Trump e mbështeti në garë muajin e kaluar. Mamdani ka qenë nën shënjestrën e kritikave të presidentit që kur ky i fundit fitoi primaret brenda partisë demokratike.