Ermal Dredha është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein.
“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës. Vetëm pak kohë më parë, Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës.




















