Në konferencën ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi Universitetin Bujqësor të Tiranës si një “pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e nesërme”.
Rama nënvizoi rolin kyç të universitetit në zhvillimin e specialistëve të ardhshëm në bujqësi dhe menaxhimin e çështjeve të rëndësishme si sovraniteti ushqimor dhe mbrojtja nga katastrofat natyrore, duke theksuar gjithashtu një proces të frytshëm të njohjes ndërkombëtare të diplomave të UBT-së.
Kreu i qeverisë nuk la pas as batutat me lidershipin e universitetit, ku tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të lavdëronte kaq shumë një demokrat.
“Çështja e sovranitetit ushqimore dhe ushqimit në këto kushte, që po marrim përpara gjithnjë dhe më katastrofike, apo edhe çështja e zjarreve janë të gjitha pjesë e një tematike të gjerë që i bën specialistët e kësaj fushe askete shumë të vyera. Më vjen mirë që nga një universitet i cili jetonte në një proces rrënimi të vazhdueshëm, sot është kthyer në një pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërisë së nesërmes.
Këtu ka një meritë të veçantë jo vetëm lidershipi i universitetit…Nuk ma kishte ngrënë mendja që do të të lavdëroja kaq shumë sa herë të më mbinte rasti të lavdëroja kaq shumë një demokrat. Por, kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Pararojë e një përgjegjshmëria të lartë të studentëve që do të bëhen specialistë të së nesërmes. Njehsimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me vizionin e Vjenës do të sjellë diploma të njehsuara. Kam bindjen që ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, jemi duke diskutuar një propozim të tij për ujërat e zeza”, tha kryeministri Rama.




















