E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë foto të VnHorn me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe atë të PS, Taulant Balla.
VanHorn theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata“, thuhet në njoftim.