Nuk kanë munguar përplaset në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PL-së, Tedi Blushi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja janë përfshirë në një debat, ku Blushi pretendon se Manja i ndërpret fjalën vetëm atij.
Pjesë nga debati:
Blushi: A mund të mos më impononi mendimin
Manja: Nuk është imponim. Ke gjë për nenin 2?
Blushi: Vetëm mua ma ndërprisni fjalën. Edhe unë për nenin 2 e kam. Gjithë të tjerëve…
Manja: Ç’është kjo ‘ka kapur për fyti
drejtësinë..’ neni dy që ndryshon nenin 5… Çfarë janë këto?
Blushi: Unë kam të drejtën të shpreh mendimin tim.
Manja: Unë dhe Bylykbashi kemi marrë pjesë në shumë komisione. Kur lexon nenin 77 , lexo dhe nenin 3 të Kushtetutës. Opozita mund të kërkojë komision hetimor…




















