Në Maqedoninë e Veriut të dielën qytetarët iu drejtuan kutive votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Në raundin e dytë kishin mbetur 33 komuna pa zgjedhur drejtuesit e rinj e të drejtë vote kishin mbi një milionë qytetarë.
Procesi u zhvillua i qetë e pa incidente që mund të cenonin sigurinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Me 87% të votave të numëruara deri më tani 19 komuna i ka të fituara partia në pushtet VMRO-DPMNE, e cila pasohet nga e majta maqedonase, LSDM që ka marrë 4 komuna.
Koalicioni shqiptar VLEN që në raundin e dytë garoi në pesë komuna, ka fituar të pestat.
Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja deri tani ka dalë fituese në një nga pesë komunat ku garonte në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Uniteti rom ka një komunë të fituar e një po ashtu e ka edhe Lëvizja ZNAM.




















