Postim i Ministres Elisa Spiropali:

🇦🇱✨ E lumtur dhe krenare që UNESCO ka përfshirë LAHUTËN,
një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor “Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës” në Listën e Trashëgimisë Jomateriale që Kërkon Mbrojtje të Menjëhershme.

Lahuta është pjesë e shpirtit tonë kombëtar, një zë i historive, legjendave dhe kujtesës sonë kolektive.

Është detyrimi ynë ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë këtë pasuri të rrallë tek fëmijët tanë dhe ndër breza, që tingulli i saj të mos shuhet kurrë. 🎶🪕