Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala, si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Emërimi i tij u bë me e 12 dhjetorit 2025, teksa Shala ka shërbyer si Anëtar Zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në vitin 2023.

Gjatë periudhës shkurt 2007-maj 2010, ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkodër (2004–2007) dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër (1998–2004).

“REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË. Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, D E K R E T O J: Neni 1 Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.