Policia ka bërë publike detaje në lidhje me incidentin e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria–Skënderbeu, ku një futbollist mbeti i dëmtuar. Sipas Policisë së Tiranës, përplasja ndodhi në dhomat e zhveshjes, ku lojtarë të Ilirisë dhe të Skënderbeut u konfliktuan fizikisht pak para fillimit të sfidës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim në gjendje të lirë për tre futbollistët A. S., B. S. dhe J. S., të cilët dyshohet se u përfshinë në konflikt.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua lehtë futbollisti S. N. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


















